Opozita braktis Kuvendin. Rama: Ikin se nuk ka kriminelë në sallë
Dritare.net
"Kërkesa për hyrjen në kalendar të dy amendamenteve u plotësua ndaj nuk do ta bllokojmë seancën , do marrim vendimet tona por nuk do jemi sot deri sa kjo sallë t'i kthejë legjimitetin", tha kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Pas mëdyshjes dhe qëndrimit në këmbë, opozita ka vendosur të largohet pas fjalës së Berishës në Kuvend.
Rama: Opozita ikën se nuk ka kriminelë këtu
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se as vetë opozita nuk e ka të qartë arsyen e bojkotit që i bëri seancës.
"Qeveria e vjetër ikën dhe as nuk arrin ta shpjegojë dot pse ikën. 48 orë marrëzi negociata, të mbyllura 6 herë dhe të rihapura 6 herë për ta çuar në ekstrem një formular qesharak ishte shprehja e dëshpërimit për faktin se ata 19 kriminelët që do kapeshin nga ky proces ishin pjellë e fantazisë. Pse ikin? Se s'ka kriminelë këtu. Tani na nxorën dekusarizimin. Mbas dekusarizimit kur mos të ketë as kusar këtu, kushedi se sa do dalin", tha Rama nga foltorja e Kuvendit./dritare.net