Nga Eljona Jahaj
Ky eshte Petro. Ai eshte vetem 19 vjec dhe eshte bere kamarier qe ne moshen 14 vjec. Nje djale me kulture, i sjellshem, me edukate dhe me sa dukej me endrra te medha si çdo i ri. Kur fillimisht hyra ne restorant, nuk foli shume nga frika se mos thonte gjene e gabuar, por i dhame njeri-tjetrit 10 minuta dhe Petro eshte nje djale i mrekullueshem. I them qe “…ke karakteristikat dhe sjelljen e nje zoterie ne te ardhmen. Mos e harro kete gjate sfidave dhe trajektores se jetes tende. Per nje burre ai duhet te jete i vetmi synim ne jete, te behet zoteri.” Buzeqeshi ne siklet…ndoshta nuk i ishin thene ndonjehere keto fjale apo ndoshta une jam kliente e bezdishme. Mbas bisedes sone, mikeshat e mia mberriten e Petro vazhdoi me sherbimin e tij te kujdesshem ndaj nesh.
Por ky shkrim nuk eshte vetem per Petron. Ky shkrim eshte dhe per te gjithe kamarieret qe has ne Shqiperi çdo vit. Ky shkrim eshte per Jonin, Dionisin, Kevin, Besin, Darion e shume te tjere qe kam njohur nder vite. Djemt te rinj te cilet kane zgjedhur “rrugen e ndershme” si e quajne shume prej tyre. Te ikin jashte shtetit nuk ikin dot per arsye mundesish apo dinamikash familjare.
Cila eshte pjesa me e veshtire e punes?-i pyes. Pothuajse pa perjashtim, te gjithe thone “njerezit”. Te perçmojne Shqiptaret, po je kamarier me thote Kevin, nje djale i ri qe punon tek Motta. Vajzat as nuk ti hedhin syte. Por une u ktheva nga Italia se mu semur mami dhe duhet ti dilja krahe familjes shpirterisht dhe psikologjikisht.
Nuk ka vendim me dinjitoz,-i them. Nuk ka vlera asgje para tyre. Jam i bindur per kete,-me thote. Nuk jam bere pishman qe kam kthyer.
Biseda te tilla jane pothuajse refren per te gjithe kamarieret qe kam njohur dhe te gjithe ata ankohen per perbuzjen qe ju behet. Me vjen keq per ta sepse nga ana tjeter degjoj qe kamarieret nuk te trajtojne mire ne Shqiperi. Mua nuk me ka ndodhur ose te pakten nuk me ka ndodhur me shume se me ka ndodhur ne vende te tjera te botes. Qasja ime me boten e sherbimeve eshte gjithmone me respekt dhe miresjellje dhe gjithmone ju le bakshish per punen kudo qofsha. Nuk bej dallim dhe kjo vjen nga besimi qe puna e krahut dhe sherbimi i klientit eshte shume i veshtire. Kur lodhem une nga puna ime, po ata qe jane ne kembe gjithe diten ne gatishmeri te te gjitheve, imagjino sa e veshtire eshte per ata? Keto jane mendimet qe me qarkullojne ne mendje kur ulem diku dhe sa me shume here qe ulem ne te njejtin vend, aq me te mire behen kamarieret. Ne fund te dites pavarsisht se njerezit motivohen nga paraja, asgje nuk i motivon ata me shume se njerzlleku; te trajtuar si djelmosha te rritur shpejt e te pasigurt per te ardhmen e tyre ne Shqiperi.
Trajto nje kamarier sot sikur te ishte femija yt te te sherbente! Respekto punen e rende dhe trego empati per rinine e tyre te pasigurte! Respekto Petron dhe shoket e tij!/ Marrë nga Facebook-u i autores