Erion Braçe në garë për Tiranën: E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund
Dritare.net

Deputeti i Erion Braçe ka konfirmuar se do të jetë në garë për drejtimin e Bashkisë së Tirana në zgjedhjet e ardhshme lokale. "E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju", u shpreh deputeti socialist.
Në një deklaratë publike, Braçe theksoi se angazhimi i tij nuk buron nga ambicia personale, por nga përgjegjësia ndaj qytetit dhe qytetarëve.
“Nuk ka ndodhur kurrë që unë të tallem me njerëzit dhe nuk do të ndodhë ndonjëherë me mua kjo. E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju. Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal – jam tërësisht i çliruar nga këto. Por mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, ku secili gjen jo vetëm veten e tij, por të mirën e tij,” u shpreh Braçe./L.F-dritare.net