
Olti Curri: Ky tërmet i vuri vulën, Durrësi kishte kohë që ishte në agoni
E Mërkurë 22 Janar 2020, 23:11
Dritare.net

“Durrësi është shkundur nga tërmetet politike. Ky tërmet i vuri vulën, por Durrësi kishte kohë që ishte në agoni. Durrësin mjafton ta shikosh edhe e kupton që s’ka mbetur asgjë përveç kujtimeve tona. Ndërtimet ndonjëherë tregojnë zhvillim, përparim, por jo gjithmonë, jo në rastin e Durrësit. Më vjen shumë keq. Që dikush duhet të qajë për Durrësin duhet të qajë, por nuk jam as unë, as Kozeta në rastin konkret.”, është shprehur Olti Curri./K.C/dritare.net

















