
Ola Bruko nuk do të jetë më moderatore e “Shqiptarët për shqiptarët”
Dritare.net

Moderatorja dhe spikerja e lajmeve në “News 24” Ola Bruko, nuk do të jetë më moderatore e progamit shumë të ndjekur “Shqiptarët për shqiptarët”.
Progarami ka nisur mbrëmjen e së premtes, ndërsa në studio është shfaqur vetëm Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri.
Bruko në një reagim në rrjetet sociale, thotë se nuk ishte vendimi i saj për të mos qenë moderatore, por tanimë është vetëm pjesë e stafit.
“Mirembrema te gjitheve!
Ndjej detyrimin te shkruaj dy fjale per te gjithe ata njerez qe kane nisur te me shkruajne qe prej ores 21.00 kur ne ekranin e Neës24 nisi sezonin e ri emisioni aq shume i dashur per mua dhe per ta “Shqiptaret per shqiptaret”. Per ata por edhe per te tjeret qe pyesin veten "çfare po ndodh?".. Une nuk do te jem me moderatorja e programit tuaj te dashur, por vetem pjese e ekipit te tij.
Ky nuk ishte nje vendim i imi!
Do deshiroja qe askush te mos ndikohej nga ky detaj per te dhene kontributin per ata njerez qe kane vertet halle e nuk duan te dine fare se kush moderon e kush jo!
Une vazhdoj te besoj te miresia! Uroj edhe ju!”-shkruan Bruko./ I.M-Dritare.net

















