
OBSH: 0.7%, shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi jashtë Kinës
E Hënë 24 Shkurt 2020, 18:06
Dritare.net

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se, shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi është midis 2%-4% në Wuhan, Kinë dhe 0.7% jashtë Wuhan.
"Shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 është midis 2% -4% në Wuhan, Kinë dhe 0.7% jashtë Wuhan. Për njerëzit me sëmundje të butë, koha e rikuperimit është rreth dy javë, ndërsa njerëzit me sëmundje të rëndë ose kritike shërohen brenda 3-6 javësh.“Bota po përgatitet për një pandemi të mundshme. Të bëjmë gjithçka për t’u përgatitur për pandemi. Secili vend të bëjë vlerësimet e veta sipas rasteve. Ka nevojë për masa, por nuk duhet të frikësohemi.”,- u shpreh ai./K.C/dritare.net

















