
Nuse në Dibër, Silva Gunbardhi tregon porositë e bashkëshortit: S'ka puthje mes njerëzve
E Diel 16 Shkurt 2020, 18:06
Dritare.net

Bashkëshorti i saj, këngëtari Dafi, e kishte dhënë disa porosi, kur ajo kishte shkuar për herë të parë te familja e tij.
"Puçi-puçi e përqafime mes njerëzve nuk ka",i kishte thënë bashkëshorti. Me tej ajo tregoi një histori me gjyshen e Dafit.
"Nuk i kam problem puthjet, as nuk doja ta puthja në mes të njerëzve. Në një moment ishte ai që harroi e më puthi. Gjyshja reagoi. Nuse çfarë bën kështu. Nuk puthet nusja kështu", tregoi Gunbardhi. Kësaj i thonë, bjeri pragut ta dëgjojë dera, se porosia ishte për nipin që 'theu rregullat'./L.F-dritare.net

















