Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuk u çelën negociatat/ Ja kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut!

Nuk u çelën negociatat/ Ja kur do të mbahen zgjedhjet
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha dorëheqje pasi u vendos mosçelja e negociatave me BE-në. Ndërkohë, sot është vendosur se, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen më 12 prill të 2020-ës.

  “Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjë dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet.”,- tha Zaev pas mbledhjes së liderëve./K.C/dritare.net