
Nuk kam qenë kurrë në një udhëtim, Elvis Naçi i plotëson ëndrrën vajzës
Dritare.net

Në familjen Misku në Krrabë janë tre vajza të vogla, prindërit nuk ua plotësojnë dot dëshirat e tyre, madje as ato minimalet si ushqimin apo ëndrrat e vogla që kanë si moshataret e tyre.
Vajza e familjes, Pamela me lot në sy tha se ëndërronte të vizitonte kalanë e Krujës.
“Do doja të bëja një udhëtim me familjen, por nuk e kanë mundësinë. Kur kemi pasur ekskursion, prindërit nuk kishin mundësi të më dërgonin, nuk shkova. kam qejf të shikoj kalanë në Kruje, dua ta shikoj se ma kane përshkruar shumë të bukur” u shpreh Pamela me ndrojtje. Dëshira e saj preku Elvis Naçin i cili jo vetëm i mundësoi udhëtimin në Krujë por edhe e shoqëroi vajzën së bashku me bashkëshorten, Fatma Naçin me vajzën e tyre të vogël Asja. Ndiqni klipin për të parë se çfarë ndodhi në këtë udhëtim./ I.M-BW

















