
Noizi tallet sërish me Ledionin, e thumbon me fjalën kollovar
Dritare.net

Mjaftoi një ngacmim nga ana e Ledionit mbrëmjen e "Top Awards", që reperi të vazhdojë ta përmendë emrin e tij edhe gjatë koncerteve që mban. Këtë gjë e ka bërë dhe në njërin prej koncerteve të fundit, kur pa nisur ende kënga pasardhëse, ai u thotë të gjithë të pranishmëve: "Kënga e radhës i kushtohet Ledionit", duke e patur fjalën për hitin e tij "Big Body Benzo".
Janë fjalët e këngës "nuk ma bleu mami as babi, e bleva vetë", ato që duket se Noizy i përdor për të "thumbuar" prezantuesin e njohur, pas batutës që ky i fundit bëri mbrëmjen e "Top Awards" ku Noizy për shkak të angazhimeve, nuk ishte i pranishëm.
Noizy, që e quajti më parë moderatorin Liço homoseksual dhe kollovar, ka marrë një përgjigje shumë paqësore prej tij. Ledioni iu pergjigj pa sherr: "Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë të shprehin opinionet e tyre nëpër rrjetet sociale. Varet si është ndjerë në ato momente. Nuk kam asnjë marrëdhënie personale me asnjë prej artistëve dhe i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë".
Por as kjo tentativë për mbylljen e sherrit nuk i ka pëlqyer reperit që vazhdon të kruhet me Ledionin.

















