
Një punë jo e kënaqshme, sjell këto probleme në shëndet
Dritare.net

Shihni çfarë shkakton një punë jo e mirë!
Një shaka e keqe krijon stres
Nëse po punoni në një punë që nuk ju pëlqen, do përjetoni stres. Stresi sjell probleme në shëndet. Vetëm një zënkë e vogël, madje dhe shakatë, do ju stresojnë. Shëndeti mendor dhe fizik do të përkeqësohet.
Vendos zemrën në rrezik
Hormonet e stresit ngushtojnë enët e gjakut, dhe bën që të rritet presioni i tij. Zgjatimi i orareve të punës të punës sjellë një rrezik 10-40% më të madh të sëmundjeve koronare të zemrës dhe goditjeve në tru.
Ul imunitetin
Stresi i punës dëmton sistemin imunitar, kështu jeni më të ekspozuar ndaj infeksioneve. Hormonet ndryshojnë funksionimin e sistemit imunitar. Ju do ndiheni më të lodhur dhe nuk do të arrini të përballoni as një grip të lehtë.
Të jep dhimbje
Dy nga tre punonjës në zyrë, vuajnë nga dhimbja e shpinës dhe qafës. Kjo nuk ndodh vetëm sepse qëndroni ulur në karrige, por edhe nga stresi i mos qëndrimit të rehatshëm, në një punë që nju nuk e doni.
Bëheni asocial
Njerëz që bëjnë punë jo të pëlqyeshme, janë të prirur të mbyllen në vetvete. Sapo kthehen nga puna, ata futen në dhomën e tyre dhe nuk duan të takojnë njerëz të tjerë.
Probleme me memorien
Efektet e një pune jo të mirë, në shëndetin mendor ndikojnë edhe te memoria. Ju nduk do arrini të bëni llogaritje të menjëhershme dhe do keni probleme me kujtesën./E.B-dritare.net

















