
Një muaj pas lindjes, Pranvera Borakaj rikthehet në ekran. Ja si duket!
E Martë 24 Tetor 2017, 12:12
Dritare.net

Pranvera u shfaq në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” me flokë të lëshuar dhe më në formë se kurrë. Pa diskutim mëmësia i ka dhënë një hijeshi bukuroshes së ekranit të Vizion Plus e cila rikthehet më energjike se kurrë.
Rikthimin e nënës në punë, bukuroshja e prezantueses e ndjek nga ekrani, siç ka shkruar edhe vetë Pranvera: “Pasi e shoqëruam mamin 9 muaj në lajme, sot vendosëm ta shohim nga ekrani”.
Pranvera po e shijon në maksimum të qenurit nënë dhe të dyja, bashkë me vajzën, shihen shpesh teksa bëjnë shëtitje tek liqeni./d.r-dritare.net

















