
Nis procedura e hetimit për shkarkimin e Trumpit, betohen 100 senatorët
E Premte 17 Janar 2020, 15:03
Dritare.net

Kryetari i gjykatës supreme, John Roberts, administroi procesin e betimit të senatorëve, që u angazhuan për një drejtësi të paanshme.
Procesi zyrtarisht do të fillojë me 21 janar, ndërsa senatorët do të vendosin nëse Trump duhet të shkarkohet nga detyra për akuzat e ngritura nga dhoma e përfaqësuesve.
Trump akuzohet për abuzim me pushtetin dhe pengim të kongresit./ I.M-Dritare.net

















