Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis Konferenca e Donatorëve/ Ja shuma që do të dhurojë Britania për Shqipërinë!

Nis Konferenca e Donatorëve/ Ja shuma që do të dhurojë
Para pak minutash ka nisur Konferenca e Donatorëve, në Bruksel, ku vendet e BE-së, do të kontribuojnë për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit. Britania e Madhe, ka njoftuar shifrën që do të japë për vendin tonë, për t'u rimëkëmbur përmes një njoftimi nga Ambasada Britanike në Tiranë.

“Krah për krah me #Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor. Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në #Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike”, shkruan ambasada britanike", njofton ambasada.

Para pak minutash, kryeministri Rama nënshkroi marrëveshjen me Kryetaren e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, që përfshin 15 milionë euro./L.F-dritare.net