Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjela debaton me Klodiana Lalën: Je klloune apo gazetare?

Ngjela debaton me Klodiana Lalën: Je klloune apo gazetare?
Avokati Spartak Ngjela, ka debatuar ashpër me gazetaren Klodiana Lala në “News 24” teksa është folur për 21 janarin e 2011.

Ishte gazetari Xhevair Zhabina, që tha se Ngjela ka qenë organizator i “21 Janarit”  ndërsa gazetarja Lala ka kërkuar me ngulm përgjigje nga avokati, nëse një gjë e tillë është e vërtetë.

Pjesë nga debati:

Xhevair Zhabina: Ju keni qenë organizatori i “21 Janarit”, keni dhënë idenë …

Ngjela: Çfarë organizatori?

Lala: Do të jeni i hetuar, nëse hapet dosja.

Ngjela: Vrasja është krimi zonjë.

Lala: Po edhe organizatorët.

Ngjela: Organizatorë quhen të paligjshmet.

Lala: Duhet të japin llogari të gjithë. Ju e pranuat publikisht që keni qenë ideator.

Ngjela: Pse, je gazetare, apo klloune?

Lala: Tërhiqe.

Ngjela: Jo, nuk e tërheq, por më dëgjo me vëmendje.

Lala:Më fyet.

Ngjela: Kllouni nuk është fyerje, por status./ I.M-Dritare.net