
Në Presidencë është zhvilluar sot ceremonia e betimit të qeverisë së re, ku kryeministri Edi Rama dhe 16 anëtarët e kabinetit të tij u betuan para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
I pari që dha betimin ishte kryeministri Rama, i cili mori zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas tij, ministrat e rinj u betuan një nga një, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës.
Ceremonia u mbyll me një foto të përbashkët të kabinetit të ri qeveritar me Presidentin Begaj, duke zyrtarizuar nisjen e mandatit të qeverisë “Rama 4”.
Përbërja e qeverisë së re:
Belinda Balluku – Zëvendëskryeministër, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali – Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj – Ministër i Financave
Blendi Gonxhja – Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit
Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit
Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë
Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë
Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes
Andis Salla – Ministër i Bujqësisë
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore me BE
Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Toni Gogu – Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

















