
Përjashtohen nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka
Dritare.net
Dy deputetët e opozitës, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit pas vendimit të Sekretariatit të Etikës. Masa erdhi me kërkesë të Partisë Socialiste, pas incidentit të ndodhur në seancën e parë plenare të legjislaturës së re.
Seanca, e cila zgjati vetëm 25 minuta, u shoqërua me kaos nga deputetët demokratë, në momentin kur kryeministri Edi Rama po përgatitej të prezantonte programin qeverisës. Bardhi u filmua duke hedhur shishe uji dhe duke hedhur drejt kabinetit qeveritar rregulloren dhe Kushtetutën, ndërsa Kreka qëlloi me rregulloren drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe anëtarëve të qeverisë.
Pavarësisht tensioneve, mazhoranca kaloi menjëherë në votim. Programi qeverisës dhe kabineti i ri i qeverisë “Rama 4” morën votëbesimin me 82 vota pro./L.F-dritare.net

















