
Zonja e Parë e Turqisë, do të botojë libër gatimi
E Shtunë 19 Shtator 2020, 20:08
Dritare.net
Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan, do të sjell së shpejti një libër me gatime tradicional turke.
Emine Erdoğan prezantoi librin e gastronomisë në Twitter pasi ishte nikoqire e një takimi me akademikë në shkencën e kuzhinës dhe shefa të kuzhinave.
Ajo tha se botimi i librit synon të promovojë pasurinë e kuzhinës turke ndërkombëtarisht dhe do të përfshijë kodet kulturore të Turqisë me receta të shëndetshme, tradicionale dhe pa përbërës të dëmshëm.
Libri pritet të botohet në ditët e para të vitit të ri në turqisht dhe anglisht fillimisht./ I.M-Dritare.net

















