
Zgjedhjet vendore/ Belind Këlliçi pa parti, regjistrohet me vulën e Partisë së Lirisë!
E Martë 28 Mars 2023, 10:10
Dritare.net
Belind Këlliçi është regjistruar në KQZ për zgjedhjet vendore të 14 majit, me vulën e Partisë së Lirisë me kryetar Ilir Metën.
Këlliçi doli nga kandidatët e primareve por duke qenë se Rithemelimi mbeti jashtë zgjedhjeve, do të garojë përballë Erion Veliajt dhe Roland Bejkos përmes koalicionit të Berishës dhe Metës.
Për kërkesën e regjistrimit që Këlliçi ka dorëzuar në KQZ është autorizuar nga Endrit Braimllari.
Duke qenë se Sali Berisha ka mbetur pa parti, të gjithë kandidatët e tij futen në zgjedhje përmes logos të partisë së Ilir Metës./A.ZH-dritare.net

















