Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Besim Ndregjoni: Çfarë më penalizoi

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Besim Ndregjoni: Çfarë më

Në një intervistë për emisionin Intervista e Ditës në Dritare TV, kandidati për postin e Avokatit të Popullit, Besim Ndregjoni, bëri deklarata të forta lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, post i cili tashmë është marrë nga Endri Shabani, i zgjedhur me 85 vota në Kuvend.
Ndregjoni u shpreh se; "në Shqipëri imoraliteti i politikës mbizotëron mbi drejtësinë, duke theksuar se shpeshherë fitojnë pazaret dhe jo parimet." Megjithatë, ai theksoj se në një sistem demokratik çdo qytetar ka të drejtë të konkurrojë për t’i shërbyer shtetit të së drejtës, pavarësisht pengesave politike.


Sipas Ndregjonit, figura e Endri Shabanit është keqinterpretuar publikisht, duke u paraqitur si student i Oksfordit, ndërkohë që ai ka qenë student i Universitetit “Luarasi”.
Gjithashtu, Ndregjoni i cilësoi si të papërgjegjshme deklaratat e Partisë Demokratike në lidhje me Shabanin, duke theksuar se pikërisht PD ishte forca politike që kishte të drejtën e propozimit dhe unifikimit të kësaj kandidature.
Në intervistë, Ndregjoni deklaroi se vijon të ndihet i përndjekur politikisht edhe në demokraci, duke pretenduar se ish-kryeministri Sali Berisha i kishte premtuar se do të ishte i vetmi emër kandidat nga Partia Demokratike për këtë post. Ai theksoi se kandidatura e tij u penalizua për shkak se ai nuk i shërbente politikës.
Në fund, Besim Ndregjoni i bëri një thirrje publike Partisë Demokratike që të distancohet nga pazaret politike dhe të tregojë të vërtetën para qytetarëve shqiptarë./dritare.net