Avokatët: Rama nuk do ta lëshojë Belinda Ballukun!
Dritare.net

Të ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV avokatët Mirela Jorgo dhe Ylli Kameri folën për kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Avokatët thonë se mazhoranca do të votojë për të mos hequr imunitetin e Ballukut
Mirela Jorgo: Kryeministri me këtë rast nuk ka vepruar siç veproi në rastin e Erion Veliajt. Po në këtë rast ka qenë luftarak për ta mbrojtur Ballukun. Duke thënë që nuk mund të prekët figura e një zëvendëskryeministri, sepse nuk ka imunitet penal, por status institucional. Ajo që do ndodhë tani është që Këshilli Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e prokurori dhe Kuvendi do të votojë. Me këto deklarata që ka bërë kryeministri, jam skeptike se deputetet do ta lëshojnë Belinda Ballukun.
Ylli Kameri: Ne kemi 86 deputetë të cilët do bëjnë çmos që të mos hiqe imuniteti i Belinda Ballukut. Edhe nëse e lëshon Rama, Ballukun do jetë me kërkesë të amerikanëve./K.C/dritare.net