Na ndiqni edhe në

Shqip

Sekreti i sipërmarrësit Sokol Kraja: Si t'i mbash punonjësit edhe kur i kërkon Gjermania!

Sekreti i sipërmarrësit Sokol Kraja: Si t'i mbash punonjësit

Sokol Kraja, sipërmarrës me eksperiencë të gjatë në ekonominë reale dhe tregjet ndërkombëtare, rrëfeu në Dritare TV sekretin e kompanive që arrijnë të ruajnë stafin e tyre, edhe kur punonjësit e kualifikuar kërkohen nga tregjet e jashtme, si ajo gjermane.

“Mënyra më e mirë për të mbajtur punonjësit nuk është të frikësosh, por të investosh në ta. Ata duhet të ndihen të vlerësuar, të trajnuar dhe të motivuar,” tha Kraja.
Ai shtoi se shumë kompani shqiptare përballen me ikjen e fuqisë punëtore të kualifikuar, por ato që arrijnë të ruajnë talentet e tyre kanë disa elementë të përbashkët: paga e drejtë, mundësi për zhvillim profesional dhe një ambient pune ku njerëzit ndihen pjesë e suksesit.

“Kur një punonjës ndjen që kontribuon dhe rritet, nuk ka ofertë jashtë që mund ta tërheqë aq lehtë,” shpjegoi Kraja.
Sipërmarrësi bëri thirrje te pronarët e kompanive shqiptare që të shikojnë stafit si aset strategjik, jo thjesht si kosto operative:

“Investimi te njerëzit është më i rëndësishëm se çdo makineri apo teknologji. Një punonjës i motivuar bën më shumë sesa dhjetë të pa angazhuar.”
Kraja gjithashtu ndau disa praktikë konkrete që ai përdor në kompaninë e tij për të mbajtur punonjësit: bonuset për performancë, fleksibiliteti i orarit, trajnime të vazhdueshme dhe mundësi avancimi./K.C/dritare.net