
Zbardhet dëshmia! 23-vjeçari tregon ku ishte fshehur pas krimit: Nuk bëhem pishman që e vrava!
E Enjte 16 Maj 2024, 12:12
Dritare.net

Është zbardhur dëshmia e 23-vjeçarit Azgan Mërnicës i cili ekzekutoi me armë efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenaliaj. Pasi u vetëdorëzuar në polici, autori nuk ka shprehur pendesë mbi krimin, që i mori jetën 28-vjeçarit për motive të dobëta.
“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë”, ka deklaruar Mërnica.
Po ashtu autori ka rrëfyer se pas krimit për dy ditë, ishte fshehur në pyll nëpër ferra. Dyshohet se qëndroi i fshehur për më shumë se 48 orë me ndihmën e familjarëve të tij./M.K-dritare.net

















