Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbardhet agjenda e mbledhjes së Ramës me grupin parlamentar socialist, marrin pjesë edhe ministrat

Zbardhet agjenda e mbledhjes së Ramës me grupin parlamentar socialist,

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me grupin parlamentar socialist. Në takim pritet të jenë të pranishëm të gjithë ministrat. Mbledhja do të zhvillohet këtë të premte, më datë 16, në orën 10:00. Fjalën hapëse do ta mbajë Kryeministri Rama, i ndjekur nga Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.


Agjenda e plotë:
10:00 Hapja e Mbledhjes

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Milva Ekonomi ( Koha 10`)

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Ulsi Manja ( Koha 10`)

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes Bledar Çuçi ( Koha 10`)

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Blendi Klosi (Koha 10`)

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën Anila Denaj ( Koha 10`)
dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet Evis Kushi ( Koha 10`)

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Eduard Shalsi ( Koha 10`)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Iris Luarasi ( Koha 10`)

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Erion Malaj ( Koha 10`)

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ( Koha 10`)

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin Fatmir Xhafaj ( Koha 10`)
dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri (Koha 10`)

Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale Arbjan Mazniku ( Koha 10`)

Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.

13:30 Konkluzione
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama./K.C/dritare.net