Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuk ka më lotari amerikane. SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshirë Shqipërinë e Kosovën

Nuk ka më lotari amerikane. SHBA pezullon vizat për 75 vende,

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka vendosur të ndalojë përkohësisht përpunimin e aplikimeve për viza nga 75 shtete, si pjesë e një mase që synon të kufizojë hyrjen e emigrantëve që mund të përfundojnë si barrë për sistemin e ndihmave publike amerikane.

Në deklaratën e DASH thuhet se: "Përpunimi i vizave do të pezullohet për vendet, emigrantët e të cilave marrin ndihmë sociale nga populli amerikan me vlera të papranueshme. Ngrirja do të mbetet aktive derisa SHBA-të të mund të sigurohen që emigrantët e rinj nuk do të marrin para nga populli amerikan."

Nuk ka më lotari amerikane. SHBA pezullon vizat për 75 vende,

Pezullimi do të hyjë në fuqi më 21 janar dhe do të zgjasë për një afat të pacaktuar, deri në përfundimin e një rishqyrtimi të plotë nga Departamenti i Shtetit. Në listën e vendeve të prekura përfshihen edhe disa shtete të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk përfshihet në këtë vendim.

Nuk ka më lotari amerikane. SHBA pezullon vizat për 75 vende,

Masat prekin kategori të ndryshme vizash, përfshirë ato për bashkim familjar, punësim, birësim, emigrantë specialë si dhe programin e emigrimit përmes diversitetit (lotaria amerikane). Ndërkohë, vizat studentore dhe turistike nuk preken nga ky pezullim.

Sipas listës së publikuar nga Fox News, vendimi përfshin një numër të madh shtetesh nga rajone të ndryshme të botës, mes tyre Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bangladeshi, Bjellorusia, Bosnje dhe Hercegovina, Brazili, Egjipti, Etiopia, Irani, Iraku, Kosova, Libani, Libia, Maroku, Pakistani, Rusia, Sudani, Siria, Tunizia, Uruguai dhe Jemeni, si dhe shumë vende të tjera. Sipas të dhënave të tabelës, 41.3% e familjeve emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ndihmë sociale, ndërsa për Kosovën kjo shifër arrin në 46%.

Ky zhvillim lidhet edhe me një udhëzim të Departamentit të Shtetit të shpërndarë në nëntor 2025 në përfaqësitë diplomatike amerikane në mbarë botën, ku kërkohej zbatimi i rregullave më të rrepta të shqyrtimit të aplikimeve, bazuar në dispozitën e njohur si “barrë publike” në ligjin e emigracionit./K.C/dritare.net