Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: 2.8 miliardë lekë për Mbrojtjen Civile dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore!

Rama: 2.8 miliardë lekë për Mbrojtjen Civile dhe parandalimin e

Për vitin 2026, qeveria ka planifikuar një fond prej 2.8 miliardë lekësh për mbrojtjen civile dhe për masat parandaluese kundër fatkeqësive natyrore, me synimin e rritjes së sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se 1 miliard lekë do të shkojnë për Emergjencat Civile, ku 500 milion lekë do të përdoren për kompensimin e qytetarëve të prekur, ndërsa 500 milion lekë të tjera për investime në infrastrukturën mbrojtëse.

Për më tepër, 1.5 miliard lekë do të financojnë projekte parandaluese për fatkeqësitë natyrore, ndërsa 300 milion lekë do të shkojnë direkt në digat dhe rezervuarët për të forcuar mbrojtjen e zonave të rrezikuara.

“Ky fond synon të rrisë sigurinë përballë fatkeqësive natyrore, të sigurojë kompensimin e qytetarëve të prekur dhe të forcojë masat parandaluese për të reduktuar rreziqet në të ardhmen,” tha Rama./K.C/dritare.net