Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta e 24 janarit e thirrur nga Berisha. PD cakton orarin

Protesta e 24 janarit e thirrur nga Berisha. PD cakton orarin


Protesta kombëtare e 24 janarit, e thirrur nga Partia Demokratike, do të mbahet në orën 17:00. Vendimi për orarin e protestës është marrë gjatë mbledhjes që kryetari i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi me drejtuesit e qarqeve.

Kujtojmë se protesta e fundit e organizuar nga Berisha u zhvillua më 22 dhjetor të vitit të kaluar, ku mijëra qytetarë dolën në shesh.

Përveç protestave kombëtare, Partia Demokratike ka organizuar edhe protesta më të vogla përpara Kryeministrisë, të njohura si “Foltore”.

Berisha dhe Partia Demokratike kërkojnë rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme./K.C/dritare.net