Na ndiqni edhe në

Emisionet

Ish-gardiani i 313 zbulon sekretet: Si u arratisën nga burgu 20 të dënuar në ’95-ën!

Ish-gardiani i 313 zbulon sekretet: Si u arratisën nga burgu 20 të

Një nga arratisjet më të bujshme në historinë e burgjeve shqiptare u regjistrua në janar të vitit 1995 në burgun 313 në Tiranë, ku 20 të dënuar arritën të largohen nga reparti 388, duke ekspozuar dobësi të rënda në sistemin e sigurisë.

Ngjarja rikthehet në vëmendje nga ish-gardiani i burgut 313, Besnik Meta, i cili jep detaje nga brenda për mënyrën se si u realizua arratisja masive. Sipas tij, të dënuarit shfrytëzuan mungesën e kontrollit dhe arritën të sharronin dritaren e repartit. “Ishte një nga arratisjet më të mëdha që ka njohur sistemi penitenciar. Nga reparti 388 u larguan 20 të dënuar pasi kishin sharruar dritaren, pa u vënë re në kohë,” rrëfen Meta.

Ai thekson se ngjarja tronditi jo vetëm drejtuesit e burgut, por gjithë strukturën e Ministrisë së Rendit në atë periudhë, duke sjellë pasoja të menjëhershme për personelin përgjegjës. “Pas kësaj arratisjeje, u godit i gjithë zinxhiri komandues. Nuk u ndëshkuan vetëm gardianët e turnit, por edhe drejtuesit,” shprehet ish-gardiani.

Sipas Metës, bilanci ishte i rëndë: 21 punonjës të sigurisë u arrestuan, ndërsa disa drejtues u shkarkuan nga detyra. “U arrestuan 21 efektivë. Ishte një skandal i madh për kohën dhe një mesazh i qartë se përgjegjësia nuk mund të shmangej,” deklaron ai./K.C/dritare.net