Na ndiqni edhe në

Shqip

Paralajmërimi i inxhinierit: Ose hiqini shtëpitë në Obot, ose do vazhdojnë përmbytjet!

Paralajmërimi i inxhinierit: Ose hiqini shtëpitë në Obot,

I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, inxhinieri Dhimitër Vogli komentoi situatën e përmbytjeve në Obot, një nga zonat më problematike në Shqipëri.

Vogli theksoi se Oboti ndodhet në një zonë shumë të ulët, vetëm 5 metra mbi nivelin e detit dhe rreth 40 km larg tij: “Praktikisht, je në nivelin e detit, nuk ka ku të kullojë uji, dhe çdo shi ose çdo prurje nga Buna dhe Drini shkakton përmbytje në Obot.”

Duke kujtuar përmbytjen e vitit 1979, Vogli shpjegoi: “Kur ndodhi përmbytja nga tërmeti në zonën e Shkodrës, fshati u shkatërrua dhe shtëpitë u prishën, pastaj u rindërtuan mbi rrugë. Por pas viteve ’90, banorët u kthyen përsëri aty.”

Ai theksoi nevojën për një masë shtetërore përfundimtare: “Sot, disa kërkojnë që të çpronësohen, por historia vazhdon. Shteti duhet të marrë një masë përfundimtare: ose t’i heqë këto shtëpi, ose të vazhdojë të dëmshpërblejë njerëzit sa herë përmbyten. Është e padrejtë që të qëndrojnë aty, sepse kjo është zonë kalimi uji; ndërhyrja në shtratin e lumit ndryshon rrjedhën dhe rrezikon përmbytjet.”/K.C/dritare.net