Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ç'lidhje ka inceneratori i Tiranës me plehrat në Shqipëri!

Rama: Ç'lidhje ka inceneratori i Tiranës me plehrat në

Pas publikimit të një statusi të kryeministrit Edi Rama për përmbytjet, se mbeturinat e hedhura rrugëve kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës, pati disa replika, se nëse do të funksiononte inceratori i Tiranës, situata nuk do të ishte e ngjashme. Kreu I qeverisë, iu përgjigj sot akuzave. Ja statusi i plotë në platformën X:

"Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet…

Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit! Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh", shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net

Rama: Ç'lidhje ka inceneratori i Tiranës me plehrat në