
Ylli Pinari del nga GJKKO: Forcat e Armatosura, përgjegjëse për tragjedinë e Gërdecit!
E Mërkurë 10 Janar 2024, 13:01
Dritare.net

Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë shtetërore të shitjes së municioneve pas daljes nga GJKKO, deklaroi se Forcat e Armatosura kanë qenë fajtore për tragjedinë e Gërdecit.
Sipas tij, Forcat e Armatosura nuk kanë zbatuar rregullat që kompania i kishte caktuar në kontratë.
“Shkelje flagrante e vendimit 138 dhe shumë akteve të tjera që normonin veprimtarinë e demontimit të materialeve ushtarake. Mos përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Forcat e Armatosur nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që i ngarkonte legjislacioni, vendimet e qeverisë. Për mua tërësisht Forcave të Armatosura dhe operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne ia kishim ngarkuar në kontratë”, deklaroi ai./M.K-dritare.net

















