Vrasja në Fier, Rudina Xhunga: Plasi qelbi i një shoqërie të gangrenizuar!
Dritare.net
Të tronditur nga vrasja makabre e një 8-vjeçari, shumë kush ka shprehur zemërim për këtë ngjarje të tmerrshme. Gazetarja Rudina Xhunga, shkroi një status në instagramin e saj, duke e cilësuar një tragjedi, që nuk ishte as rast as fat i keq, por pasojë e një shoqërie të gangrenizuar.
“Sot ndodhi një tragjedi, e cila nuk ishte as rast, as fat i keq. PLASI QELBI I NJE SHOQERIE TE GANGRENIZUAR. E dini kur dhëmballa gangrenizohet, nuk dhemb. Thjesht depoziton qelb qe një dite te vret. Tani, ne as programacionin nuk ndërrojmë, ne parlament e media, aq te pandjeshëm jemi ndaj gangrenizimit te shoqërisë shqiptare. Dhe pastaj pyesim , po pse ikin këta nga Shqipëria? Këta kane dhe rroga te mira???!!!! U prehsh ne paqe i vogël”, shkruan gazetarja Rudina Xhunga.
Mbrëmjen e shkuar në Dritare TV në emisionin Shqip u fol gjatë për rastin që tronditi vendin. Gjatë emisionit live me gazetaren Rudina Xhunga dhe të ftuar gazetarin Arbër Hitaj, pati edhe një ndërhyrje nga psikologia Valbona Treska e cila tha se vrasja e 8-vjeçarit e paralajmëruar dhe se askush nuk kontrollon njerëzit me probleme mendore! /L.F-dritare.net