Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vjen në Shqipëri, superkirurgu i Mekës së kirurgjisë plastike!

Vjen në Shqipëri, superkirurgu i Mekës së kirurgjisë

Ricardo Cavalcanti Ribeiro, kirurg plastik nga Rio De Janero në një intervistë për DritareTv flet për kirurgjinë plastike dhe rëndësinë që ka ajo në Mekën e kirurgjisë plastike. Dr.Cavalcanti Ribeiro kërkon që të futet në marrëdhënie me Shqipërinë, sepse vendi ynë është një treg i madh, me shumë gra, por edhe burra që duan të jenë më të bukur dhe këtë mundësi e jep kirurgjia plastike dhe jo vetëm.

“Emri im është Ricardo Cavalcanti Ribeiro, jam kirurg plastik dhe e praktikoj si profesion në Rio De Janero, si dhe jam pjesë e Universitetit Federal të Rio de Janeiro (UNIRIO). Pëlqej të organizoj takime me studiues anembanë botës. Ne jemi shumë të familjarizuar me këto komunitete , sepse vendlindja ime konsiderohet si Meka e kirurgjisë plastike. Atje ka shumë njerëz me kombësi të ndryshme sepse vijnë në Rio De Janeiro për të mësuar dhe ndarë eksperiencat rreth kirurgjisë plastike.

Rio de Janeiro, kirurgjia plastike, kulturë kombëtare! Ka shumë arsye, së pari në Rio ka rreze dielli përgjatë gjithë vitit dhe më pak në dimër, kështu që qytetarët ekspozojnë trupin e tyre në diell dhe shpesh duan të largojnë çdo njollë që i mbetet. Njerëzit ekspozojnë trupin e tyre në plazh dhe tendenca për perfeksion tek femrat i bëjnë ato që të provojnë kirurgjinë plastike. Nëse vini në Rio de Janeiro do të shihni se njerëzit kryejnë aktivitete sportive, shëtitje me biçikletë, ushtrimet në plazh, luajnë volejboll dhe shumë aktivitete si këto. Disa nga ndërhyrjet që kryejnë janë lipostucion, fytyra, hunda etj. Pra është kulturë, një kulturë kombëtare.

Vjen në Shqipëri, superkirurgu i Mekës së kirurgjisë


Edhe unë kam bërë para disa vitesh blefaroplastike, nuk kërkon shumë kohë për rikuperim dhe s’ka shenja të dukshme. Duke qenë se unë i bëj të tjerët më të bukur, pse mos të kem dhe vete një paraqitje me të mirë.

Vjen në Shqipëri, superkirurgu i Mekës së kirurgjisë


Takimi mes kirurgëve që e bëjnë botën të ëndërrojë!

Ishte një mbrëmje Gala, një takim në fundjavë me emrat më të rëndësishëm të kirurgjisë plastike në gjithë botën, duke shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë tona.

Gjatë darkës shkëmbyem eksperienca, duke treguar se si mund të mësojmë mbi ndërhyrje të reja, duke këmbyer leksione mbi ndërhyrjet kirurgjikale.

Vjen në Shqipëri, superkirurgu i Mekës së kirurgjisë

Për një doktor është një përditësim mbi njohuritë, ne marrim pjesë në një kongres për të mësuar mbi teknologjitë dhe konceptet e reja. Sot për shembull, njerëzit po merren me zhvillimet e reja si G-plazma e cila është një teknologji e cila të mundëson të kesh më pak shenja dhe përdoret kur lëkura tkurret. Të largon shenjat, pra është metodë fantastike. Në këtë takim bashkëbiseduam edhe për teknikat që kanë dalë nga tregu dhe nuk përdoren më.”, tregon Dr.Cavalcanti Ribeiro në DritareTv

Vjen në Shqipëri, superkirurgu i Mekës së kirurgjisë

Doktori i kirurgjisë plastike flet edhe për kancerin e gjirit dhe metodat invazive për heqjen e gjëndrave dhe në rastet kur e heqin gjithë gjoksin, e zëvendësojnë me një formë më të mirë, për të rritur vetëvlerësimin e këtyre grave.

Kirurgjia plastike dhe kanceri i gjirit!

Kanceri i gjirit është një temë e rëndësishme dhe është një sëmundje e cila në ditët e sotme kapet shumë më herët. Në këtë mënyrë pacientët mund të përfitojnë dhe të kryejnë operacionin në gjoks. Ka shumë metoda invazive për gjëndrat, gjithë gjoksin në disa raste por kur e largojmë atë e zëvendësojmë me një tjetër në një formë më të mirë. Kjo është diçka pozitive për femrat, pasi rrit vetëvlerësimin dhe mund të ruajnë seksualitetin e tyre. Kam shkruar rreth 11 libra për gjoksin, konstruktimet e trupit, kirurgjinë e gjeneve dhe kam dhënë mësim rreth këtyre temave. Librat kanë rreth 500 faqe secili, në tetor do të publikohet një tjetër në versionin anglisht në bashkëpunim me dr. Alver një tjetër kirurg plastik, i njohur në Brazil për kontributet rreth këtyre temave.”

Vjen në Shqipëri, superkirurgu i Mekës së kirurgjisë

Por çfarë e solli në Shqipëri, mjekun brazilian?

“Jam i surprizuar me këtë vend, Shqipërinë. Pata fatin të isha këtu si i ftuar nga doktoresha Eliona Demaliaj dhe Dr. Fabio Fantozzi, për të filluar një marrëdhënie me institucionet tona në Brazil dhe institucioneve shqiptare. Pata fatin të bisedoj edhe me zv/ministren e mjekësisë dhe rektorin e Universitetit të Mjekësisë, lidhur me programet, post-doktoraturën dhe trajnimet mjekësore. Unë kam qenë vetëm një ditë këtu, por ishte shumë bukur të shëtisje dhe të shihje kaq fytyra të bukura. Ka shumë modele që garojnë në botë që kanë ardhur nga Shqipëria.

Vjen në Shqipëri, superkirurgu i Mekës së kirurgjisë


Më të bukura vajzat shqiptare apo braziliane?

Mendoj që janë të njëjta, diferenca është sesi e sheh të bukurën. Dje pashë shumë njerëz që festonin, ishin të lumtur njësoj si në Brazil. Festojnë jetën, dëgjojnë muzikë. Shpresoj dhe unë po ashtu, të shpenzoj më shumë kohë këtu. Të mësoj mbi njerëzit dhe kulturën, dhe të shkëmbejmë eksperiencën mbi fizikun dhe të krijojmë marrëdhënie të re mes Brazilit dhe Shqipërisë!”, e mbyll intervistën Dr.Cavalcanti Ribeiro./K.C/dritare.net