Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Shemben me tritoli tri vila në pronësi të ish-deputetit Vladimir Kosta

Video/ Shemben me tritoli tri vila në pronësi të ish-deputetit

Kryeministri Edi Rama deklaron se qeveria nuk do të lejojë ndërtime të paligjshme të cilat shërbejnë për përfitim privat dhe dëmtojnë komunitetin.

Në Facebook, Rama shkruan: “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”

Një bllok vilash në ndërtim në zonën e Farkës në kryeqytet, u shembën sot me anë të shpërthimit të kontrolluar. Vilat 2-3 katëshe në pronësi të ish-deputetit Vladimir Kosta, ishin ndërtuar në shkelje me lejen ndërtimore dhe u vunë në sekuestro në 4 nëntor pas një inspektimi në terren.

Në total 14 persona janë të përfshirë në paligjshmëri, 6 prej të cilëve janë në kërkim. Pronarja e subjektit “Austrian Construction Albania”, Elga Kosta, 55 vjeç, si dhe administratori i shoqërisë, Stavro Suloti bashkë me arkitekten, akuzohen për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe janë të shpallur në kërkim ndërsa u arrestuan Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi, të gjithë inspektorë të IMT.

Në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale po hetohen një inspektore 35-vjeçare, ndërsa 3 kolegë të saj u shpallën në kërkim. Prangave të policisë nuk i shpëtuan as Bianka Xhumari 35 vjeç, drejtuese teknike e punimeve dhe Ritvan Gjikolaj 36 vjeç inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet.

Rama thekson se procesi i lirimit të hapësirave publike dhe prishja e objekteve të paligjshme do të vazhdojë si një politikë e qëndrueshme e qeverisë./dritare.net