
Dorëzohet në polici autori i vrasjes së efektivit në Fier
E Mërkurë 15 Maj 2024, 22:10
Dritare.net
Është vetëdorëzuar në policinë e Fierit, vrasësi i policit Azgan Mërnica.
23-vjeçari ekzekutoi mesditën e së hënës me plumb në kokë, efektivin e Shqiponjave Novruz Canalia. Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë një konflikt i momentit për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori jetonte në fshatin fqinj.
Mësohet se Azgan Mernica, shoqërohej nga nëna e tij në makinë, kur ndodhi krimi. Ajete Mërnica në dëshminë e dhënë për hetuesit është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. I biri zbriti nga makina dhe nisi të konfliktohej me policin./K.C/dritare.net

















