
Vendi goditet nga një tjetër tërmet, ja magnituda dhe epiqendra!
E Enjte 24 Shtator 2020, 17:05
Dritare.net
Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë këtë pasdite në vend. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter. Epiqendra, 36 km në jug të Tiranës, 10 km në veri-perëndim të Lushnjes.
Ju kujtojmë se një tërmet i fortë 4.5 ballë tronditi Cërrikun pak pas mesnate. Ndërsa gjatë natës janë ndjerë lëkundje me magnitudë të vogël në Belsh dhe Fier./K.C/dritare.net

















