
Tërmeti i fortë në Cërrik/ Sizmologu Ormeni: Këto lëkundje nuk dëmtojnë!
Dritare.net
Në orët e para të kësaj të enjteje, Cërriku u trondit nga një tërmeti me magnitudë të fuqishme. Tërmeti 4.5 ballë tundi Cërrikun, por lëkundjet u ndjenë në disa qytete.
Ndërkohë, tani në shtator është rritur edhe frika e tërmeteve. Pas tërmetit të 26 nëntorit, sensibiliteti i njerëzve është edhe më i madh, thotë sizmologu, Rrapo Ormeni. Ormeni shprehet se lëkundjet si ato të mbrëmshmet në Cërrik, shkaktojnë vetëm ndjeshmëri, por jo dëmtime.
"Shfaqje normale e tërmeteve në këtë zonë. Është një fenomen i cili shkakton vetëm ndjeshmëri por asnjë lloj dëmtimi. Aktivitet sizmik normal. Por kuptohet që sensibiliteti nga njerëzit është më i madh pas tërmetit të 26 nëntorit. Tërmetet të tilla me këto magnituda janë aktivitet normal.", thotë Ormeni./K.C/dritare.net

















