
11 lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë natës në vend. Më i forti u regjistrua gjatë mesnatës me magnitudë 4.5 të shkallës rihter me epiqendër në Cërrik. Lëkundjet janë ndjerë në Elbasan, Lushnjë, Tiranë e Fier dhe kanë vijuar vazhdimisht, por më të lehta.
Tërmeti i fundit është regjistruar në orën 05:18 të mëngjesit të sotëm me epiqendër 6 km nga Belshi, me magnitudë 3.2 dhe me një thellësi 9 km./L.F-dritare.net

















