Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vaksina e re e mund të jetë arma e pandemive të ardhshme!

Vaksina e re e mund të jetë arma e pandemive të ardhshme!

Mbipopullimi, futja e specieve të tjera të kafshëve në territore, konsumi i pyjeve, intensiteti i blegtorisë dhe një numër i lartë faktorësh të tjerë favorizuan përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën.
Provat që vijnë nga testet e vaksinave më të përparuara janë një element me rëndësi të konsiderueshme, për kërcënimet e reja te njerëzit ose mutacione të mundshme me kalimin e kohës të vetë SARS-Cov-2.
Nëse vërtetohet suksesi i provave të “Pfizer-BioNTech” dhe “Moderna”, kjo do të thotë se potencialisht do të kemi një “armë” të fortë jo vetëm kundër Covid-19, por edhe kundër pandemive që mund të vijnë në vazhdim.

Vaksina e re e mund të jetë arma e pandemive të ardhshme!

Cila është pika e kthesës!
Arsyeja qëndron në mekanizmin e zgjuar të funksionimit të të dyja vaksinave, domethënë teknologjisë premtuese të mesazheve RNA. Kjo është një klasë e re vaksinash e përbërë nga një sekuencë mARN-je që kodon për një proteinë specifike. ARN-ja e dërguar brenda trupit të personit prodhon proteinë spike që virusi përdor për të fiksuar qelizat njerëzore dhe për të depërtuar në to. Në thelb, qelizat shndërrohen në fabrika të substancave të afta për të asgjësuar kërcënimin e virusit.

Roli i antitrupave neutralizues!
Si në rast të mutacioneve që lidhen me Covid-19 ashtu edhe në shfaqjen e patogjenëve të tjerë, programi mund të jetë gati për përdorim, falë shpejtësisë dhe shdërvjelltësisë që janë dy pikat e forta reale.
Qasja më premtuese, të paktën në teori, është stimulimi i prodhimit të antitrupave neutralizues. Këto parandalojnë hyrjen e virusit në qelizat e trupit. Në një kohë që një subjekt prodhon antitrupa neutralizuese, virusi që depozitohet në mukozat (për shembull në atë të hundës) nuk mund të hyjë në qeliza dhe njeriu nuk sëmuret.

Vaksina e re e mund të jetë arma e pandemive të ardhshme!

Në cilën fazë është eksperimentimi?
Vaksina SARS-CoV-2 e zhvilluar nga “Pfizer” dhe “BioNTech” ka përfunduar testet e fazës së tretë në 43,500 vullnetarë, duke qenë 95% efektive në parandalimin e shfaqjes së simptomave.
Dhjetë njerëz patën Covid-19 të rëndë dhe vetëm njëri prej tyre kishte marrë vaksinën. Efektet anësore ishin të lehta dhe nuk zgjatën shumë. Më serioze ishte lodhja, e cila preku 3.7% të vullnetarëve pas dozës së dytë./M.M-dritare.net