Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Udhëtimet/ Si do të duket klasi ekonomik pas virusit!

Udhëtimet/ Si do të duket klasi ekonomik pas virusit!

Është shumë e qartë se pas virusit, edhe fluturimi do të jetë krejt ndryshe. Disa kompani ajrore janë në diskutim për heqjen e vendeve të mesme, për të mbajtur distancën sociale. Ndërsa një kompani tjetër ajrore ka prezantuar disa koncepte për adaptimin e kabinave të klasës ekonomike.

Kabinat do të jenë krejt ndryshe. Do të vendosen dy sedilje, të dyja me xhama anash për të shmangur kontaktet dhe ajo e mesit do të jetë kthyer në anë të kundërt.

Udhëtimet/ Si do të duket klasi ekonomik pas virusit!

Ndërsa një tjetër dizajn është ai, ku janë 3 sedilje, në të njëjtin drejtim, por janë shtuar vetëm xhamat, për të ruajtur distancën.

Udhëtimet/ Si do të duket klasi ekonomik pas virusit!

Edhe pse nuk ka asnjë garanci që ne në fakt do t'i shohim këta aeroplanë të pajisur me këto dizajne, sigurisht është inkurajues fakti që kompanitë tashmë po vijnë me koncepte të reja dhe inovative për të pasqyruar peizazhin, sesa ndryshe do të jetë fluturimi./K.C/dritare.net