
U mbyll pas një rasti me kovid/ Ambasada shqiptare në Romë rinis punën nesër
E Enjte 15 Tetor 2020, 16:04
Dritare.net
Pas ndërprerjes së punës ditën e sotme, Ambasada e Shqipërisë në Romë ka njoftuar se Zyra Konsullore do të rifillojë punën nesër, më 16 tetor 2020, në oraret 08:00-20:00. Shërbimet do të ofrohen nën masa të rrepta anti-Covid, për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve. Të gjithë ata qytetarë që nuk morën sot shërbim, do të kontaktohen nga punonjësit e këtij institucioni për caktimin e një date të re. Kujtojmë se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë pezulloi shërbimet sot pas identifikimit të një rasti me Covid-19./L.F-dritare.net

















