U arrestuan pas tubimit të PD-së, 4 protestuesit njihen sot me masën e sigurisë!
E Mërkurë 24 Dhjetor 2025, 11:11
Dritare.net

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë mbledhur sot përpara Gjykatës së Tiranës ku do të jepen masat e sigurimit për 4 personat e arrestuar gjatë protestës së 22 dhjetorit.
Në ambientet e jashtme të gjykatës qëndron Flamur Noka, Klevis Balliu, këshilltari ligjor i PD Marash Logu e të tjerë.
Katër të arrestuarit janë kapur në flagrancë teksa gjatë tubimit janë hedhur në drejtim të kryeministrisë shishe molotov ku 3 punonjës të policisë u lënduan si dhe një simpatizant u përfshi nga flakët.