Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tensione në sallën e Kuvendit/ Opozita bllokoi foltoren, debate të ashpra!

Tensione në sallën e Kuvendit/ Opozita bllokoi foltoren, debate

Partia Socialiste ka propozuar pr/ ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe ka kërkuar të kalojë me procedurë të përshpejtuar. Kjo shkaktoi debat në kuvend pasi opozita tha se nuk ishte në dijeni të këtij propozimi.

Si shkak i këtyre përplasjeve seanca u ndërpre për t’iu vënë në dispozicion opozitës propozimi.

Opozita bllokoi foltoren, pasi kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën për procedurë deputetit Bledion Nallbati. Ky i fundit ngriti tonet për kërkesën e PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Nallbati tha se ligji u erdhi me SMS, ndërsa akuzoi mazhorancën se në 12 vite ka masakruar njerëzit duke arrestuar hallexhinj që mbulojnë çatinë se u shiu brenda, ndërkohë që legalizojnë kulla pa leje në mes të Tiranës.

“U duk ashiqare që ato fletët e bardha paçavure ishin fletë të bardha me firma dhe s’kishte asnjë projektligj. Ju s’mund të talleni, u vijnë ligje me sms dhe na i prezantoni në minutë të fundit. Pse si bëjmë ndryshe, i votojmë sot dhe i shqyrtojmë javës tjetër. S’ka problem e bëjmë edhe këtë se ky Parlament nuk është se ka ndonjë rol tjetër.”- tha Bledion Nallbati

Tone të larta janë dëgjuar mes Bardhit dhe Spiropalit.

“Ligjet nuk vijnë me sms! Nuk është fare. Është vetëm letër e bardhë. Po e çon tani. Po e shkruani ligjin tani. Na sillni një kopje. Ka kaluar një orë nuk ka ardhur akoma. Mashtruat publikisht. Nuk ka pasur as votim për ta futur në rend dite.”- u shpreh Bardhi

Në disa momente deputetët e PD-së krijuan tension duke u afruar në foltore. Ka pasur ndërhyrje të gardës por kryetarja e Kuvendit kërkoi që ajo të largohet.

Në një moment pati dhe debat në seancë mes Gazment Bardhit dhe Erjon Braces. Deputeti socialist nuk dëgjohet sepse flet pa mikrofon nga karrigia e tij por u dëgjua Bardhi i cili iu drejtua me një gjuhë ofenduese

“ ik pirdhu ti.. legen.”- shprehet Bardhi

Me tone të ashpra ka kritikuar edhe deputeti demokrat, Dashnor Sula.

“Meqë e keni kaq merak, u dhimbën njerëzit, qani. Ajo ministrja, pse nuk e blini skanerin për të sëmurët. A u kujtohet Qamil Zela që vari veten për 38 mijë lek në Rrogozhinë, e futët në burg e vari veten. Harruat nënë Pashkën që e arrestuar për kasollen e pulave. Harruat gjithë fshatarët për një gjysmë çatie për një gardh që i keni fut brenda përveç gjobës”, tha Sula.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi iu përgjigj akuzave të opozitës që njëzëri kundërshtojnë pr.ligjin e propozuar nga mazhoranca për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

"Ju quani sukses ndërtimin e rrethinave të qyteteve ku pushtuan pa urbanizim, pa legalizim pa asnjë rregull. Ne kemi bërë reforma të rëndësishme që kanë kërkuar që qyteteve t’u kthehet normalitet, urbanistika shqiptare të jetë e denjë për BE. Do vazhdojmë të vëmë gjoba, Mos mendoni se është gjë e keqe, një penalitet për ata që ka shkelur ligjin. Është menduar për zona që s’kanë pasur mundësi, të kërkohet pezullim i gjobave. Është një politikë që mazhoranca do ta votojë. Më vjen mirë që bëni këtë debat, jemi kundër faljeve të gjobave. Duhet të ishit ju që të bashkohet dhe të kërkonit më shumë. Nëse mendoni se kjo është parulla, do vimë ne në pushtet s’do vëmë gjoba, do lëmë ndërtime pa leje, qytetarët s’do t’u votojnë. Ne ligjin do ta votojmë. Nëse ju ktheheni në pushtet do ketë prapë ndërtim pa leje, s’do ketë pagesa energjie elektrike, s’do ketë gjoba. PS ka bërë shtet. Ajo që është më kryesorja për ne është se kurrë si kemi parë është i djathtë apo i majtë", tha Klosi./E.P/dritare.net