Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Takimi i Trump dhe Putin në Alaskë, video me Inteligjencë artificiale bëhet virale!

Takimi i Trump dhe Putin në Alaskë, video me Inteligjencë

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen në Alaskë ku do të diskutojnë për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga takimi i tyre, në rrjete sociale nuk kanë munguar as videot se se do të jetë ky takim i shumëpritur.

Në videon humoristike të bërë me Inteligjencë artificiale, fillimisht shfaqen presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen teksa shohin me dylbi dy liderët.

Pas kësaj shfaqen Trump dhe Putin në mes të dëborës me një hartë në dorë. Dy liderët më pas shihen duke vrapuar pasi një ari polar është duke i ndjekur.

Në fund të videos dy presidentët shihen me një njeri prej dëbore dhe duke kërcyer me ariun. Von der Leyen dhe Zelensky nga ana tjetër qeshin teksa i shohin nga larg.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)