Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Stuhi, ftohtë e dëborë. Moti për sot!

Stuhi, ftohtë e dëborë. Moti për sot!

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20m/sek

Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 ballë./L.F-dritare.net