Spitali Onkologjik pajiset me poltrone të reja, Rama publikon pamjet
E Hënë 15 Dhjetor 2025, 09:09
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të hënë në rrjetet sociale një video nga procesi i transformimit të Spitalit Onkologjik, duke theksuar se puna po vijon nën kujdesin e ministres së Shëndetësisë.
“MIRËMËNGJES dhe me transformimin e Onkologjikut që vazhdon, nën kujdesin e ministres së shëndetësisë, e cila është edhe një personalitet i mirënjohur në botën akademike të trajtimit të kancerit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara.
Përmes videos së publikuar në rrjetet sociale, shihet se Spitali Onkologjik është pajisur me poltrone të reja në sallat ku pacientët kryejnë trajtimin e kimioterapisë./L.F-dritare.net
View this post on Instagram