Spiropali në Greqi: Jemi anëtarë të NATO-s, hiqni ligjin e luftës!
Dritare.net

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, në një deklaratë për shtyp nga Athina bashkë me homologun Giorgos Gerapetritis, theksoi se riafirmuan mbështetjen e vendit fqinj për integrimin evropian të Shqipërisë.
Ministrja kërkoi gjithashtu heqjehn e ligjit të luftës nga Greqia, duke shtuar se ky hap do të forconte më tej bashkëpunimin dhe vizionin tonë të përbashkët europian.
"Duke qenë partnerë në NATO, të lidhur nga një Traktat Miqësie dhe me perspektivë të përbashkët europiane, Shqipëria mbështet përfundimin sa më parë të çdo reference ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, me pasoja në marrëdhëniet aktuale, e cila nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve tona si aleatë dhe si miq.”, tha ajo.
Duke u ndalur te çështjet kufitare, ajo tha se janë të hapur për dialog konstruktiv sipas të drejtës ndërkombëtare.
“Shqipëria mbetet po ashtu e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të lidhura me kufirin (përfshirë edhe delimitimin e hapësirave detare) në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, ku palët janë plotësisht të hapura për dialog konstruktiv. Ne do të vijojmë të udhëhiqemi nga vlerat thelbësore të BE-së, nga respekti për normat e të drejtës ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe promovimin e stabilitetit në rajon.”, shtoi ajo./L.F-dritare.net