Sot seanca në Apel për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt!
E Martë 24 Shkurt 2026, 08:08
Dritare.net

Sot Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë. Çështja i është ngarkuar gjyqtares Nertina Kosova.
Kryetari i bashkisë së Tiranës ka ankimuar vendimin e 1 shkurtit të Etleva Dedës për vijimësinë e arrestit në burg. Ai ka kërkuar një masë më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore apo çdo masë tjetër veç asaj në fuqi.
Apeli i Posaçëm do të vlerësojë nëse janë kushtet dhe kriteret ligjore që Veliaj të lërë qelinë.
Kërkesa e tij bëhet pas vendimit të kalimit të çështjes për gjykim, që sipas mbrojtjes nuk ka mundësi të prishë provat./dritare.net