Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot paraditja me diell. Ja ku do të ketë shi pasdite!

Sot paraditja me diell. Ja ku do të ketë shi pasdite!

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje të territorit. Më pas do të kemi ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri 16 m/s./L.F-dritare.net