Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot mot i kthjellët me temperatura deri në 36°C!

Sot mot i kthjellët me temperatura deri në 36°C!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në relievet malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Vranësira të vogla priten vetëm në Kukës, Dibër dhe Korçë

Sot mot i kthjellët me temperatura deri në 36°C!

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë deri në 14 m/s, duke sjellë valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të variojnë, në Shkodër deri në 36°C; Në Tiranë dhe Elbasan deri në 35-36°C; Në Gjirokastër deri në 36°C.

Në zonat bregdetare, si Durrës, Vlorë dhe Sarandë, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34°C./E.P-dritare.net